
Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka folur në lidhje me përplasjen e Ramush Haradinajt me Donika Gërvallën, ministre e Drejtësisë.
Haradinaj ka vlerësuar se pajtohet me fjalët e vëllait të tij, Ramushit, ku mes të tjerash i tha pushtetit se paguan “zagarë për të sharë shqiptarë”.
“Është shumë e saktë çka tha, as pikë, as presje nuk mundem as me ia hjek. Bile mendoj që i ofendoi zagarët” – tha Haradinaj, ndër të tjera.



