
Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion dhe pajisje ushtarake gjatë kontrollit të një shtëpie të pabanuar në Leposaviq.
Në një njoftim, PK-ja ka treguar se prona është e një burri serb, ndërsa për rastin është njoftuar prokuroria.
Njoftimi i plotë:
Leposaviq/ 09.02.2026-14:29. Gjatë kontrollit në një shpi të pa banuar –pronë e një mashkulli shtetas serb, janë gjetur dhe konfiskuar : 59 fishekë kalibri i panjohur, një kuti metali, një helmete ushtarake, një jakne me emblemë të serbisë, një futrollë për thikë, një pjesë e antiplumbit, një çantë ushtarake, dy karikatorë të AK-47, dhe një karikator tjetër me një fishek. Eshte njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar te iniciohet rasti.
* Fotografia është ilustruese dhe nga arkivi, pra jo nga rasti i sotëm.



