
Policia e Italisë ka arrestuar 384 persona dhe sekuestruar 1.4 tonë drogë në një operacion të gjerë kundër trafikut të drogës në të gjithë vendin, deklaruan autoritetet të shtunën.
Përveç arrestimeve, 655 persona janë vënë nën hetim, ndër ta 39 minorenë. Gjatë operacionit janë konfiskuar edhe 35 kg kokainë dhe më shumë se 40 armë zjarri, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Politika.
Operacioni u zhvillua në disa provinca dhe përfshiu 312 kontrollime, gjatë të cilave u bënë edhe mbyllja e përkohshme e pesë dyqaneve të kanabisit në tre qytete.
Gjatë këtyre kontrolleve, policia tha se kishte sekuestruar edhe 296 kg produkte kanabisi, që testimet fillestare treguan se ishin drogë e paligjshme.



