Presidenca korrigjon deklaratën për bandat: Është menduar për raste, e jo për numër bandash

Pas debatit publik, këshilltari presidencial Bekim Kupina sqaron se bëhet fjalë për raste, jo banda të veçanta.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Berlini ka folur për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke deklaruar se në pesë vitet e fundit janë çmontuar mbi 900 banda kriminale.

banner

Më në fund, në Kosovë ai e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këto pesë vite kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale”, ka deklaruar Osmani.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime, pasi shumë nga komentuesit e interpretuan si referencë ndaj një numri të lartë bandash të organizuara në vend.

Pas reagimeve, këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina, ka sqaruar se Osmani i është referuar rasteve kriminale, e jo numrit të bandave.

Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale. Në asnjë moment Presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Kupina për Reporteri.net.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.