
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ka pasur zotimin e kryeministrit Albin Kurti për rikandidimin e saj si presidente e Kosovës por që në momentin e fundit Kurti nuk e kishte kandiduar atë.
Në një intervistë për “Syri TV”, Osmani tha se moskandidimi i saj nga Kurti është i lidhur kryesisht me punën e saj në fushën e politikës së jashtme.
“Kryesisht është lidhur me punën time në fushën e politikës së jashtme. Ai është shprehur që i duhet një president që nuk merret fare me politikën e jashtme”- ka thënë ajo.
Në Kosovë tradicionalisht presidentët kanë qenë të angazhuar në politikën e jashtme dhe partnerët tanë e kanë ftuar presidentin e vendit. Ne kemi arritur që t’i hapim dyert për Kosovën që nuk është ftuar kurrë. Është ftuar në NATO pa qenë anëtare e në shumë organizata të tjera. Jemi ftuar në Bordin e Paqes dhe kontributi i Kosovës është vlerësuar dhe duke hapur një kapitull krejt të ri”- ka deklaruar Osmani.
Presidentja Osmani tha se në fushën e dialogut me Serbinë i ka besuar kryeministrit Kurti dhe nuk ka ndërhyrë duke treguar besim në të.
“Unë ia kam besuar dialogun dhe kam qenë presidentja e vetme që nuk kam dërguar përfaqësues në dialog. Unë kam qenë e vetmja që nuk kam dërguar duke treguar besim të plotë në kryeminsitrin ani pse shumë marrëveshje i kam kuptuar nga mediat dhe shumë për gjërat që ai është pajtuar atje unë nuk pajtohem por unë nuk i kam ndërhyrë në punë përveç atyre kur më ka kërkuar komente”- tha ajo.
Osmani në një intervistë për “Syri TV” tha që kryeministri Kurti kishte pasur vlerësim tejet të mirë për të dhe se pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, Kurti kishte diskutuar me të rreth rikandidimit për presidente.
Arsyeja pse unë në fund të vitit të kaluar kam dalë publikisht duke thënë që synoj, gjithmonë nëse është vullneti i deputetëve, ka qenë vullneti i popullit sepse më kanë kontaktuar çdo ditë që unë të rikandidoj. Arsyeja e dytë ka qenë zotimi i vetë kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se do të më përkrahte. Kjo ka ndodhur gjatë diskutimeve tona edhe pas zgjedhjeve. Ne kemi diskutuar që të vazhdojmë këtë rrugëtim bashkë si binomi që i dha shpresë Kosovës. Ai ka vlerësuar punën time duke thënë që “je presidentja më e mirë në shekullin XXI”. Këtë vlerësim e ka thënë edhe pas zgjedhjeve. Arsyeja e tretë ka qenë hapja e një kapitulli të ri me Shtetet e Bashkuar të Amerikës”- tha Osmani.
“Ne kemi diskutuar dhe pas zgjedhjeve. Dhe më ka thënë që i kemi 57 vota dhe do të jetë problem por e kemi diskutuar që duhet të punojmë dhe me opozitën. Gjë që e kam bërë. Kam biseduar individualisht me disa deputetë, duke përfshirë edhe deputetë të LDK-së, dhe nga partitë e tjera të vogla dhe 80 deputetë që do të qëndronin në sallë do të bëheshin pa asnjë problem. Sikur unë të propozohesha dhe të kisha përballë një kundërkandidat formal, jam e bindur që Kosova sot do të kishte president”- tha presidentja Osmani.
E pyetur se çka ndodhi tutje, pse Kurti nuk e propozoi si kandidate për presidente, Vjosa Osmani tha se “nga kryeministri Kurti me erdhi një vlerësim i ri që grupi parlamentar i LVV-së dhe ai personalisht nuk më përkrah”.
Vjosa Osmani nuk u rikandidua për presidente të Republikës së Kosovës. Për president u kandiduan Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, me nënshkrimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosj



