Presidentja Osmani nderon Ibrahim Rugovën në 81-vjetorin e lindjes: Arkitekti i Pavarësisë

Osmani: Rugova – arkitekt i pavarësisë, simbol i qëndresës dhe vizionit për Kosovën euro-atlantike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar sot figurën e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova në 81-vjetorin e lindjes së tij, duke e cilësuar atë si “arkitekt të pavarësisë” dhe “zëri i arsyes” në kohët më të vështira për vendin.

banner

Në një deklaratë publike, Osmani tha se Rugova ishte udhërrëfyes i popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, ndërsa theksoi se vizioni dhe urtësia e tij politike e ngritën çështjen e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

“I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë. Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore”, tha Osmani.

Ajo shtoi se Rugova mbetet frymëzim i përhershëm dhe simbol i qëndresës, i orientimit euro-atlantik dhe i idealit për një Kosovë demokratike. “Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike”, u shpreh Osmani, duke përmbyllur me fjalët: “Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!”

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.