
Presidentja viziton komunën pas betimit të Pecit dhe thekson bashkëpunimin institucional.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Mitrovicën e Jugut për ta uruar Faton Pecin me rastin e marrjes së detyrës së Kryetarit të kësaj komune, për të cilën ai u betua të premten, më 12 dhjetor.
Peci e ka pritur Presidenten Osmani në një takim zyrtar, ndërsa gjatë vizitës ajo u mirëprit edhe nga dy vajza, të cilat i dhuruan lule në shenjë respekti dhe mirëseardhjeje.
Presidentja Osmani e uroi Pecin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e komunës, ndërsa më pas së bashku vazhduan rrugën drejt zyrës së kryetarit.
Ndryshe, Vjosa Osmani dhe Faton Peci njihen për bashkëpunimin e mëhershëm politik, pasi kanë qenë kolegë dhe bashkëthemelues të partisë Guxo.



