Presidentja Vjosa Osmani viziton Selinë e Shenjtë, do të pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Takim me Papën Leo XIV dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Seliën e Shenjtë, ku do të pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik, njofton Presidenca.

banner

Gjatë vizitës, Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, dhe do të vizitojë Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në kuadër të aktiviteteve të saj, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Seliën e Shenjtë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të Selisë së Shenjtë, diplomatë dhe personalitete të tjera.

Qëllimi i vizitës është thellimi i raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, si dhe realizimi i aktiviteteve të tjera që forcojnë bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.