Prishtina ofron transport urban falas për mjekët, mësuesit, nxënësit dhe studentët

Nga 1 tetori, stafi shëndetësor, arsimor, administrata e Kryeqytetit dhe të rinjtë do të udhëtojnë pa pagesë në transportin publik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se nga 1 tetori transporti urban në kryeqytet do të jetë falas për kategori të caktuara të qytetarëve. Përfitues nga ky vendim janë stafi shëndetësor, përfshirë personelin administrativ, teknik dhe mbështetës i institucioneve shëndetësore, si dhe stafi mësimor dhe administrativ i të gjitha institucioneve arsimore, nga parashkolloret deri tek shkollat e mesme. Përveç tyre, udhëtimi pa pagesë do të vlejë edhe për punonjësit e administratës së Kryeqytetit në të gjitha nivelet, për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët e universiteteve të Prishtinës.

banner

“Qytetarët janë prioriteti ynë, për një Prishtinë më të gjelbër dhe me më pak vetura,” deklaroi Rama, duke theksuar se ky vendim është pjesë e programit të transformimit të transportit urban. Iniciativa synon të lehtësojë qarkullimin, të nxisë përdorimin e transportit publik dhe të reduktojë ndotjen dhe trafikun e rënduar në kryeqytet.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.