Prokuroria pretendon se Thaçi u përpoq të ndikojë në dëshminë e Remit, publikon përgjimet

Prokuroria pretendon se ka pasur përpjekje për të ndikuar në dëshminë e Rrustem Mustafës.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot po mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

banner

Gjatë seancës u publikuan audio-incizime të një bisede mes Thaçit dhe Fadil Fazliut, e zhvilluar në korrik të vitit 2023, kur Fazliu e kishte vizituar Thaçin në paraburgim. Sipas Prokurorisë së Specializuar (ZPS), biseda lidhet me dëshminë që ishte planifikuar të jepte në Hagë Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, në cilësinë e dëshmitarit.

Prokurori Joshua Hafetz pretendoi se në këtë komunikim, Thaçi i ka dhënë udhëzime Fazliut lidhur me mënyrën se si duhet të dëshmonte Mustafa, me qëllim që të minimizohej përgjegjësia dhe faji i tij.

Sipas ZPS-së, pasi Thaçi kishte marrë informacion për kohën e dëshmisë së Mustafës, djali i Fazliut e kishte kontaktuar atë, ndërsa më pas ishte zhvilluar edhe një takim mes Mustafës dhe të akuzuarit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.