Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, Ahmeti akuzohet se nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos i deklaruar deponimet në para të gatshme të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

banner

Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin në 172,600 euro.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.