Pse dha doreheqje Liburn Aliu?

Gazetari Mirlind Behluli ka reaguar pas njoftimit të Liburn Aliut për dorëheqje nga posti i ministrit, duke thënë se kjo është vetëm formalitet pasi ai ka kohë që është larguar nga Vetëvendosja.

Sipas tij, arsyeja e dhënë, pra zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, është thjesht justifikim.

banner

Liburni s’ka çka jep dorëheqje, sepse është ministër në detyrë. Ka kohë që është i dorëhequr edhe nga VV-ja”, u shpreh Behluli.

Ai shtoi se Aliu dikur ishte figurë e fuqishme e VV-së, por u përfol për korrupsion dhe pasurim, ndërsa raportet e tij me Kurtin u prishën për shkak të egos politike dhe mendimit të pavarur.

Largimi i Liburnit tregon se VV ka ndryshuar shumë. Nga bashkëthemeluesit ka mbetur vetëm Glauk Konjufca”, theksoi Behluli.

Për më shumë video më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.