
Besnik Pula, profesor i asociuar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin “Virginia Tech”, ka komentuar Bordin e Paqes, ku ndër vendet themeluese është edhe Kosova.
Në Interaktiv të KTV-së, Pula është shprehur i rezervuar, duke theksuar se nisma e Bordit të Paqes “nuk më duket se ka legjitimitet ndërkombëtar”.
Tutje, Pula, të cilin Albin Kurti, kryeministër në detyrë, e kishte emëruar si këshilltar e ka vlerësuar këtë nismë si një “klub privat” të krijuar nga Donald Trump.
“Nuk më duket se kjo nismë ka legjitmitet ndërkombtëtar, duket më shumë si një lloj klubi privat, të cilin e ka krijuar zoti Trump për të mbledhur rreth tij disa persona, të cilët pajtohen me të” – tha Pula në KTV.
Sjellim ndërmend që Pula udhëhoqi grupin punues të ekspertëve për themelimin e koncept-dokumentit për Fondin Sovran, një nga premtimet më të mëdha të Kurtit në mandatin e parë, që ende nuk është realizuar.



