Punëtorët e RTK-së grevojnë për pagat, nuk transmetohet edicioni i lajmeve i orës 11:00

Sot, punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë mbajtur një orë grevë.

E gjitha për shkak të mosekzekutimit të pagave për këtë muaj.

banner

Për shkak të grevës, edicioni i lajmeve i orës 11:00 nuk është transmetuar.

Ne jemi në transmetim të drejtpërdrejt si televizion Publik, jemi në formën jo të dëshiruar që kemi ardh sot në grevë. Ky është paralajmërim. Edicioni i orës 11:00 i lajmeve nuk është duke shkuar, për shkak se 700 punëtorë janë pa paga dhe në gjendje shumë të rëndë. I bëjmë thirrje prej këtu Qeverisë së Kosovës se mundet ta gjejë një zgjidhje ligjore. Ta gjejnë një zgjidhje ligjore e pastaj le të provojnë të krijojnë komisione e trupa të Kuvendit sepse situata është emergjente, nuk pret. Një falënderim shumë të madh për media, për kryetarin e BSPK, SBASHK, Kusarin dhe gjithë koleget e mediat që po përkrahni dhe solidarizoheni me televizionin Publik” – ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Gëzim Bimbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.