
Ai shprehu keqardhjen për qytetarët që kanë mbetur pa transport publik, duke kërkuar ndërhyrjen e komunës dhe qeverisë.
Një punëtor i Trafikut Urban shpërtheu sot në lot gjatë protestës për mosmarrjen e pagave për disa muaj. Ai u shpreh me emocion kur foli për qytetarët që, siç tha, kanë mbetur rrugëve pa transport publik.
“Më vjen shumë keq për qytetarët kur i shoh që kanë mbetur rrugëve. Më vjen keq për çdo pasagjer,” tha punëtori i Trafikut Urban gjatë protestës.
Ai shtoi se Komuna duhet të bisedojë me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje, duke theksuar se buxheti i Trafikut Urban është dëmtuar nga lirimi i pagesave për disa kategori të qytetarëve. Sipas tij, këto lirime duhet të jenë vetëm për kategoritë me nevojë sociale dhe jo për ata që marrin paga.



