
Kreu i Kremlinit akuzon vendet evropiane se po pengojnë përpjekjet për paqe dhe paralajmëron zgjerim të sulmeve ndaj porteve ukrainase.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se nëse Evropa dëshiron të luftojë, Rusia është e gatshme në çdo moment.
Gjatë një adresimi pas një forumi investimesh në Moskë, ai tha se vendet evropiane nuk kanë agjendë paqësore dhe, sipas tij, janë “në anën e luftës”. Putin pretendoi gjithashtu se evropianët po pengojnë administratën amerikane dhe ish-presidentin Donald Trump në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje përmes bisedimeve.
Putin theksoi se qyteti i Pokrovskut është plotësisht nën kontrollin e ushtrisë ruse, duke u mbështetur në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës, ku shihen ushtarë rusë duke valëvitur flamuj në vijën e frontit.
Ai reagoi edhe ndaj sulmeve të fundit ndaj anijeve cisternë ruse, duke i cilësuar ato si “pirateri”, dhe paralajmëroi se Rusia do të zgjerojë sulmet ndaj porteve dhe anijeve ukrainase si përgjigje.



