Putin: Rusia e gatshme t’i japë Europës garanci se nuk do ta sulmojë

Kreu i Kremlinit thotë se Moska nuk ka plane agresive dhe shprehet e gatshme të nisë diskutime mbi sigurinë europiane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi të enjten se Rusia është e gatshme të angazhohet në diskutime për sigurinë europiane, duke theksuar se Moska nuk ka asnjë plan për të sulmuar vendet e Europës. Ai tha se, nëse vendet europiane kërkojnë garanci të shkruara për këtë çështje, Rusia mund t’i ofrojë ato pa hezitim.

banner

“Çdo gjë duhet formuluar në gjuhë diplomatike. Sepse një gjë është të thuash se Rusia nuk planifikon të sulmojë Europën. Për ne kjo tingëllon qesharake, apo jo? Ne kurrë nuk e kemi planifikuar një gjë të tillë. Por nëse ata duan ta dëgjojnë këtë prej nesh, mund ta hedhim në letër. Nuk ka problem”, tha Putin, sipas A2 CNN.

Putin theksoi se, sipas tij, politikanët europianë kanë krijuar frikë të panevojshme te qytetarët e tyre, duke i bërë ata të kërkojnë garanci të qarta për mungesën e çdo plani agresiv nga Rusia. Ai shtoi se Moska është e gatshme t’i japë këto garanci në formë të shkruar.

Kreu i Kremlinit u ndal edhe te Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Uashingtoni po e merr parasysh pozicionin e Rusisë në diskutimet për sigurinë europiane, megjithëse, sipas tij, disa çështje ende kërkojnë dialog të mëtejshëm.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.