Ragip Xhaka jep dorëheqjen si kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër

Ai falënderon strukturat, udhëheqësit e partisë dhe konfirmon besnikërinë e tij ndaj PDK-së, duke theksuar nevojën për reflektim pas zgjedhjeve të fundit.

Ragip Xhaka ka njoftuar dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Zvicër. Në një mesazh drejtuar anëtarëve, simpatizantëve dhe miqve të partisë, Xhaka shprehu mirënjohjen e tij të thellë për strukturat, kryesinë, nëndegët, aktivistët dhe secilin anëtar që ka kontribuar për fuqizimin e PDK-së në mërgatë.

banner

Ai theksoi se zgjedhjet e fundit përbëjnë një moment reflektimi për të gjithë, duke kërkuar analizë të qetë, përgjegjësi kolektive dhe angazhim për forcimin e strukturave dhe përgatitjen për sfidat e ardhshme.

Falënderime të veçanta u drejtuan edhe për Kryetarin aktual të PDK-së, Bedri Hamza, për angazhimin e tij në periudha sfiduese, për ish-Kryetarin Memli Krasniqi për udhëheqjen e tij me dinjitet, si dhe për Kryetarin e Komisionit për Mërgatën, Elmi Reçica, për bashkëpunimin në riorganizimin e Degës së PDK-së në Zvicër.

Në përfundim, Xhaka konfirmoi se do të mbetet gjithmonë anëtar besnik i PDK-së, duke nënvizuar lidhjen historike të partisë me sakrificën dhe vizionin e themeluesve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dhe rolin e saj në ndërtimin e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

Me këtë vendim, Degës së PDK-së në Zvicër i hapet një periudhë e re drejt riorganizimit dhe përgatitjes për sfidat politike të ardhshme.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.