
Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka reaguar ndaj një statusi të Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në LVV, e cila e quajti të parin e Prishtinës si të “pazoti për punë të mbara”.
Rama ka shkruar një status të shkurtër si kundërpërgjigje.
Më saktë, Rama ia shtroi Mihalit një pyetje publike.
“Dejona Mihali a po i tregon shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë?!” – ka shkruar Rama.



