
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po shqyrtohet vendosja e një takse për veturat që hyjnë në qytet nga komunat e tjera.
Sipas tij, kjo masë synon të reduktojë trafikun dhe të përmirësojë cilësinë e ajrit në kryeqytet
“Tash e kemi edhe Smart City, qytetin inteligjent, edhe i kemi kamerat nëpër secilën pjesë të kryeqytetit, ku edhe kemi me fillu me pas një taksë shtesë për Unazën e kryeqytetit për të gjithë qytetarët që vinë nga qytetet e tjera, jo për prishtinalitë. Taksa e unazës. Ende jemi duke e kalkulu, me ekipet tona këtu profesionale. Besoj në vitin e ardhshëm, në gjysmën e vitit të ardhshëm do të fillojmë me këtë. Kjo ka me pas një impakt pozitiv në trafik, në përmirësimin e cilësisë së ajrit’’, ka thënë Rama.



