Rama thumbon Kurtin: Qesharake ndërhyrja e politikanëve kosovar në Shqipëri, e morën mësimin

Kryeministri shqiptar thotë se nuk ka dashur kurrë të ndërhyjë në politikën e Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nuk ka asnjë pozicion në politikën e Kosova dhe se nuk ka dashur kurrë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të saj.

banner

Gjatë episodit të dhjetë të sezonit të gjashtë të podkastit Flasim me profesorin Arjan Gjonçaj, Rama tha se i është dukur qesharake kur politikanë nga Kosova kanë tentuar të ndërhyjnë në politikën shqiptare.

“Unë s’kam fare pozicion atje në Kosovë. Unë s’kam dashur kurrë të ndërhyj në punët e tyre. Më është dukur qesharake kur kanë tentuar të ndërhyjnë këtu. Po tani sikur s’po e bëjnë më se e morën mësimin. Pjesa tjetër pastaj është nevojë për të qenë të drejtë dhe për të qenë vetja”, ka thënë Rama.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.