
Takimi vjen përpara formimit të listës së Lladrovcit për zgjedhjet e 28 nëntorit
Ramiz Lladrovci, një nga figurat kryesore politike të Skenderajt, ka zhvilluar një takim me Bekim Jasharin, djalin e Hamzës dhe ish-kryetarin e komunës. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Lladrovci thekson rëndësinë e trashëgimisë dhe vlerave që bart familja Jashari.
“Bekimi bart pjesën e peshës së nderit dhe krenarisë së Jasharajve legjendarë, bashkë me vlerat që shënojnë lirinë tonë. Rruga me miq të dëshmuar, bëhet më e lehtë!”, shkruan Lladrovci.
Ky takim vjen në një kohë kur Lladrovci pritet të formojë listën e tij për zgjedhjet e 28 nëntorit, duke forcuar lidhjet me figura të njohura lokale dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në komunitet.



