Ramosaj: Ka një kohë që LDK-ja nuk ka qenë më e artikuluar se tani

Profesori Berim Ramosaj, duke komentuar deklarimet e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti gjatë së hënës, dhe të zëdhënësit Besian Mustafa gjatë ditës së sotme, ka thënë se kjo tregon që ka shans për zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Sipas Ramosajt, LDK-ja nuk ka qenë kurrë me artikuluar sesa kësaj here.

banner

”Kjo shkallë intensive e komunikimit që po bën Kurti me LDK-në, respektivisht i mbrëmshëm, tregon se ka gjasa për një marrëveshje. LDK-ja bukur moti nuk ka qenë më e artikuluar se këtë herë. Gati të gjitha herat qoftë në këto variante apo në këtë komunikim që e kishte për zgjedhje të presidentit ose për qeverinë, nuk ka qenë dhe aq e artikuluar, në kuptimin e ofrimit të alternativave opsionale. Paraqitja e zëdhënësit të LDK-së për dy opsione, të lë të kuptosh se ka shans për zgjidhjen e çështjes se presidentit”, ka deklaruar Ramosaj në emisionin “Konfront” në KTV, ku vlerësoi po ashtu se ky artikulim e shkëput me qasjen dhe sjelljen e deritanishme që e ka pasur LDK-ja.

Megjithatë sipas profesorit Ramosaj, varianti për konsensus të plotë nuk mund të realizohet. Sipas Ramosajt, i vetmi rast kur një president është zgjedhur me konsensus të plotë, ishte zgjedhja e Atifete Jahjagës.

“Varianti i parë që plasoi sot LDK-ja për një konsensus të plotë, ai ka rënë prej kombinimit, nuk mund të realizohet. Nga presidentët që janë zgjedhur deri më tani me konsensus të plotë ka qenë vetëm zgjedhja e Atifete Jahjagës dhe ajo zgjedhje ka qenë me trysninë e bashkësisë ndërkombëtare, respektivisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë profesori Ramosaj.

Kryeministri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme takimin e tretë në përpjekje për t’i dhënë zgjidhja çështjes së presidentit të ri.

Grupi parlamentar i LDK-së, ka mbajtur edhe një mbledhje, pas së cilës zëdhënësi i partisë, Besian Mustafa, ka theksuar se për Lidhjen Demokratike janë dy opsione – marrëveshja LVV-LDK, ose konsensusi i të gjitha partive.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.