Ramush Haradinaj denoncon votim të jashtëligjshëm në Junik

Të dhënat nga shtabi i AAK-së tregojnë se persona jashtë komunës po marrin pjesë në votim; çdo rast do të trajtohet ligjërisht.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë të ditur se të dhënat e mbledhura nga shtabi i partisë në Junik tregojnë një fenomen shqetësues: disa persona po marrin pjesë në procesin e votimit në këtë komunë, pa qenë banorë të saj.

banner

Ai ka kujtuar se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe ka bërë me dije se çdo rast do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim ligjor. “Do të bëjmë padi për secilin person veç e veç,” ka thënë Haradinaj.

Në një apel për qytetarët, ai ka ftuar të gjithë që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.