Ramush Haradinaj godet Kurtin: Ti shpenzon pare, ushqen zagarë, me fy shqiptarë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti gjatë një fjalimi në Kuvend, pas deklarimeve të këtij të fundit lidhur me financimin e mediave.

Haradinaj e akuzoi Kurtin për mashtrim dhe për financim të mediave për të sulmuar kundërshtarët politikë.

banner

“Edhe sot erdh mashtruesi, me mashtrim ideal. Mashtrimi nuk është fyerje. Ndodhi një mashtrim në këtë foltore. E para, kolegia që foli para meje është qe sa vjet në pushtet, mban përgjegjësi për çmimet, për vjedhjen në energji, për faturat, nuk mundeni mi ik kësaj përgjegjësie. Oligarkët tu po shesin e po blejnë energji”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se sipas tij qeveria po shpenzon shumë para për të financuar media.

“Dëgjone çka po thotë, mediat po financohen me thasë. Ky shpenzon më së shumti pare duke ushqy zagarë me fy shpiqtarë”, u shpreh Haradinaj.

Deklaratat e tij erdhën pas fjalimit të Kurtit në Kuvend lidhur me çështjen e financimit të mediave dhe raportin e qeverisë me to.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.