Ramush Haradinaj uron ditëlindjen e vëllait hero, Luan Haradinaj

Haradinaj kujton rrugëtimin heroik të vëllait të tij dhe të bashkëluftëtarëve gjatë luftës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e vëllait të tij, Luan Haradinaj.

banner

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi: “Gëzuar Luan”.

Ai kujtoi edhe ngjarjet e 6 majit të vitit 1997, kur Luan Haradinaj së bashku me Ramushin, Fehmi Lladrovcin, Xhevë Krasniqin-Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Rafet Ramën, Ramiz Lladrovcin, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gani Ramën dhe të tjerë, ishin nisur për të kaluar kufirin afër fshatit Vlahne të Hasit, në drejtim të Kuzhinit.

Në atë rrugëtim, Luani ra i pari në pritë të forcave ushtarake dhe policore jugosllave, duke u shndërruar në simbol të sakrificës dhe heroizmit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.