
Kreu i AAK-së tregon simbolin e UÇK-së që e mban të qëndisur brenda xhaketës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar lidhjen e fortë që ndjen me ta edhe sot.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj u shpreh se vazhdon t’i ndiejë pranë bashkëluftëtarët e tij, pavarësisht distancës apo kohës që ka kaluar.
“I ndjej ata, bashkëluftëtarët e mi. Edhe ata që kanë qenë më larg”, tha Haradinaj.
Teksa fliste për vlerat e luftës çlirimtare, ai zbuloi edhe një simbolikë personale që e mban gjithmonë me vete. Brenda xhaketës së tij, Haradinaj mban të qëndisur emblemën e UÇK-së, si shenjë kujtimi dhe respekti për periudhën e luftës dhe për ata që kontribuuan në të.
Momentin kur ai tregon emblemën, mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.



