
Presidentja shpreh ambicie për një mandat të dytë, mbetet e paqartë nëse do t’i sigurojë votat në Kuvend.
Gazeta Express raporton se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar dje me presidenten Vjosa Osmani.
Sipas këtyre raportimeve, takimi ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit.
Mësohet se Osmani ka shprehur ambiciet e saj për të qëndruar edhe një mandat në krye të shtetit. Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse ajo do të arrijë të sigurojë mbështetjen e e VV-së dhe votqt e nevojshme nga deputetët e Kuvendit, duke pasur parasysh se për zgjedhjen e Presidentit kërkohen 80 vota në dy raundet e para të votimit.



