
Gazetari i njohur, Vullnet Krasniqi, ka reaguar në lidhje me raportimin e Gazetës Politika për rastin e fëmijës në Graçanicë, të cilit po i pengohet ndjekja e mësimit në shkollë.
Krasniqi ka pasur fjalë të mira për raportimin, duke e quajtur “super storie”.

Sjellim ndërmend që pas publikimit të reportazhit, ka pasur shumë reagime, përfshirë nga ministrja në Detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, dhe koalicioni KOMF.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme, ku raportohet për rastin në Graçanicë:



