Raportohet për ndërprerje të numërimit të votave në Mitrovicë

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë  të Jugut është ndërprerë numërimi i votave të balotazhit të zhvilluar të dielën për kryetar të Komunës së Mitrovicës. Ndonëse nuk ka deklarim publik nga institucionet përgjegjëse, burime të Kohës bëjnë me dije se numërimi është ndërprerë për shkak të dyshimeve për manipulim me vota.

Ky burim i ka thënë Kohës se në qendër kanë qenë edhe Policia dhe Prokuroria.

banner

KOHA ka provuar të kontaktojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve por askush nuk është përgjigjur. Policia ndërkaq ka referuar që përgjigje të marrim nga Prokuroria, porse as këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në këtë komunë, Ferdi Kadriu ka thënë përmes një postimi  në Facebook se gjatë ndërrimit të paradites, janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse.

Sipas tij, aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë

“Dje përfundoi procesi i votimit në qytetin tonë, ndërsa sot nisi rinumrimi i kutive të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit. Gjatë ndërrimit të paradites, janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse. Aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Numëruesit janë larguar nga salla dhe puna është pezulluar. Kjo situatë është serioze dhe meriton vëmendjen e të gjithëve. Vullneti i qytetarëve është themeli i zgjedhjes së pushtetit lokal dhe ky vullnet nuk guxon të deformohet. Që nga fillimi i fushatës e deri tek numri i pazakontë i votuesve në balotazh, janë ngritur dyshime të forta të cilat sot po marrin formë konkrete”, ka shkruar ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.