Raportohet se Kurti pritet ta propozojë Konjufcën për president, refuzon Osmanin

Kryeministri ia prezanton idenë Lumir Abdixhikut dhe kërkon mbështetjen e LDK-së për kandidaturën e Glauk Konjufcës.

Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk e dëshiron më Vjosa Osmani për presidente të vendit.

banner

Gazeta Nacionale ka mësuar se kryeministri Kurti ka vendosur ta propozojë Glauk Konjufcan si kandidat për president të Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës, Kurti këtë ide e ka prezantuar sot në një takim me liderin e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Madje, sipas të njëjtit burim, Kurti në këtë takim ka kërkuar edhe mbështetjen e Abdixhikut për kandidaturën e Konjufcës, në përpjekje për të siguruar votat e nevojshme në Kuvendi i Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.