Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, nuk ka të bëjë me çasjen e Kurtit ndaj serbëve

Ministri në detyrë për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq – i cilësuar si politikani i preferuar i Albin Kurtit nga komuniteti serb – ka thënë në një intervistë për “RTV KiM” se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për kohë të pacaktuar është një nga paralajmërimet më serioze të Uashingtonit deri tani, raporton Express.

Rashiq ka zbuluar se vetëm dy ditë para këtij vendimi ishte takuar me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, në një pritje, ku sipas tij ajo kishte dhënë sinjale se një zhvillim i tillë mund të ndodhte.

banner

Ai theksoi se kjo situatë lidhet kryesisht me kritikat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe të VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese konsiderohet si një nga organizatat më kompetente që deri më tani ka zgjidhur kryesisht raste të bllokimeve të tilla si ato që kemi tani. Ndoshta, jam i sigurt se kur të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ne do ta respektojmë atë vendim në maksimum”, tha Rashiq.

Megjithatë, ai mohoi që vendimi i SHBA-së të ketë lidhje me politikën e Qeverisë së Kurtit ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Sinqerisht, nuk mendoj kështu, në këtë rast kjo nuk ishte arsyeja për paralajmërimin që përmenda më parë”, u shpreh Rashiq.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.