
Xhavit Haliti, ish-deputet i PDK, ka folur ne Konventen e PDK-se.
Ai ka kërkuar nga Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së që të hedhë në votim dorëheqjen e Memli Krasniqit nga funksioni i kryetarit të PDK.
Mendoj që s’ka përfunduar pjesa solemne. Memli ka paraqit dorëheqjen, na këtu e kemi zgjedhe dhe duhet të ia miratojmë dorëheqjen, është procedurë që duhet me respektuar të gjithë dhe me zbatu të gjithë’’, ka thënë Halitit.
Pas kësaj, Çitaku e hodhi në votim, duke njoftuar se me shumicë votash është miratuar dorëheqja e Krasniqit.



