Rinia e PDK-së i lë qira qeverisë: Albin Kurti po tallet me qytetarët për rrymën

Rinia e PDK-së ka protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, pas deklaratave të fundit të kreut të qeverisë për rrymën.

Rinia e PDK-së kanë lënë qira para objektit, duke theksuar se Albin Kurti, kryeministër në detyrë, po tallet me qytetarët.

banner

“Albin Kurti po tallet me qytetarët duke thënë se po ngrohemi më shumë sesa duhet. Sot e pyesim publikisht: kush po e shpërdoron energjinë – qytetari që mezi ia del deri në fund të muajit apo qeveria që ka bllokuar qindra miliona euro investime dhe e ka lënë Kosovën pa prodhim të mjaftueshëm vendor? Kush po e rrezikon sistemin – familjet që mezi po mbijetojnë apo pushteti që prej vitesh ka bllokuar projekte që do të sillnin energji dhe vende pune?”, thanë ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.