Rinumërimi i deritanishëm e nxjerr Damkën jashtë Kuvendit

Rinumërimi i deritanishëm i votave e ka lënë jashtë Kuvendit ministrin në detyrë i Zhvillimit Rajonal dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damkën, shkruan KOHA.

Bazuar në shifrat e deritashme mandati pritet t’i kalojë Ergul Mazrekut i cili ka 2.511 vota me 15 vota më shumë nga rinumërimi.

banner

Damkës deri tash  i janë hequr 68 vota të cilat i ishin përshkruar rrejshëm. Totali i votave të tij aktualisht është 2449 pas rinumërimit të 460 nga 914 vendvotime.

Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren. Deri tash në këtë komunë janë rinumëruar 188 nga 208 vendvotime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.