Rinumërimi ia zbriti 453 vota, Anton Quni: Çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen time

Anton Quni, deputet i zgjedhur i LDK-së, gjatë rinumërimit të votave në Prizren ka humbur gati 300 vota.

Në lidhje me këtë temë, Quni ka lëshuar një komunikatë për media.

banner

Në një status, Quni ka sqaruar se rritja e votave në emrin e tij është bërë pa dashjen dhe dijen e tij.

“Dëshiroj të bëj të ditur me përgjegjësi të plotë se çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen dhe pa dijeni timen. Unë nuk kam kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve. Kjo ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore” – ka shkruar Quni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.