
Aktivistja kërkon reagim institucional pas shkeljeve të etikës në raportim.
Aktivistja Rita Behadini ka reaguar ndaj deklaratës së Nevriut, duke theksuar se e ka parë atë dhjetra herë dhe e konsideron “jonjerëzore, absolutisht në kundërshtim me rregullat e raportimit etik, dhe mbi të gjitha seksiste”.
Behadini thekson se po punohet për përgatitjen e një reagimi institucional dhe zyrtar, që do të adresojë këtë çështje sipas protokolleve përkatëse. Ajo nënvizon rëndësinë e respektimit të etikës dhe barazisë në raportim, si parime themelore që nuk duhet të thyhen.



