
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka mbajtur një koncert në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku përveç performancës së saj, përcolli edhe një mesazh për origjinën dhe identitetin.
Gjatë koncertit, Rita Ora u shpreh krenare për prejardhjen e saj nga Kosova dhe Shqipëria, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së krenarisë për vendin nga vijmë.

“Jam krenare që vij nga Kosova dhe Shqipëria”, tha këngëtarja para publikut.
Ajo u bëri thirrje të pranishmëve që të ndihen krenarë për rrënjët dhe origjinën e tyre.
“Duhet të ndihemi krenarë nga vijmë”, u shpreh Rita Ora gjatë koncertit në Ohër.



