
Rona Nushliu, artiste dhe këngëtare e njohur, ka reaguar në lidhje me gjuhën në media, pak orë pasi debati i ashpër në mes deputetit të GUXO-s, Nezir Kraki, dhe analistit Parim Olluri.
Në shkrimin e saj, Nushliu ka theksuar se gjuha në media është një alarm që po injorohet.
Nushliu ka kritikuar mënyrën se si funksionojnë debate politike, duke i quajtur emisione që transmetohen nga “studio të vogla dhe me realizim monoton”
“Është për të ardh keq që në oraret më të ndjekura (“prime time”), shumë emisione transmetohen nga studio të vogla, me realizim monoton dhe me pjesëmarrës burra që rëndom humbin çdo kontroll, duke akuzuar e ofenduar njëri-tjetrin me egërsi. Easiest TV!!!!!!!” – ka shkruar Nushliu, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.
Gazeta Politika fton lexuesit e saj që të respektojnë kërkesën e Nishliut, duke kufizuar gjuhën e ashpër dhe polarizuese.



