Rrahmani: Albin Kurti dhe VV-ja synojnë eliminimin politik të Vjosa Osmanit

Eman Rrahmani, deputet i PDK-së, është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në çështjen e presidentit.

Rrahmani ka vlerësuar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është duke synuar eliminimin e Vjosa Osmanit.

banner

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani dhe mbajnë qasje përjashtuese ndaj çdo partie opozitare,  vendi, shoqëria dhe demokracia janë në rrezik serioz. Sot kemi vetëm dy rrugë: Ose shkojmë në zgjedhje të reja dhe ia kthejmë vendimin qytetarit, Ose heshtim dhe lejojmë që vendi të rrëshqasë drejt një autoritarizmi të plotë, me prirje drejt një diktature”, ka shkruar Rrahmani në Facebook të mërkurën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.