Rrahmani i takon Hamzën, Abdixhikun, VV-në e AAK-në, kah po shkon “Lista për Familjen”?

Eman Rrahmani, siç merr vesh nga burimet e saj Gazeta Politika, ka pasur një javë të ngjeshur me takime. Gjatë ditëve të fundit, Rrahmani është takuar me përfaqësuesit e katër partive të mëdha në Kosovë: VV-në, PDK-në, LDK-në dhe AAK-në. Çka po ndodh?

Rrahmani, që drejton Koalicionin për Familje, ka njoftuar ditë më parë se do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

banner

“Po, shpallim vendimin tonë që të marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare kurdo që ato të mbahen” – tha Rrahmani në një video-prononcim, që e publikoi faqen e tij në “Facebook”.

Tashmë Rrahmani ka nisur aktivitetin e tij parazgjedhor. Rrahmani është takuar me, së fundmi, me Bedri Hamzën e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe përfaqësues të VV-së e AAK-së.

Siç ka arritur të kuptojë Politika, këto takime janë realizuar në kaudër të negociatave për të garuar në një listë të përbashkët. Rrahmani ka dy kërkesa të qarta. Kërkesa e parë është më mundësia për një koalicion formal, përfshirë një numër të kandidatëve në garën për deputetë.

Ndërsa kërkesa e dytë lidhet me një temë të vjetër, atë të projekt-kodit civil, të cilin Rrahmani e kundërshtonte sa ishte pjesë e Kuvendit nga radhët e VV-së. Pra Rrahmani, gjithnjë sipas burimeve të Gazetës Politika, kërkon një zotim formal që projekt-kodi civil nuk do të proceduhet në Kuvend, pa u bërë ndryshimet, duke hequr nenet që lidhen me identitetet seksuale.

Gazeta Politika ka kontaktuar me Rrahmanin për të konfirmuar këto informacione, por deri më tani nuk ka marrë një konfirmim zyrtar. Kurdo që konfirmimi zyrtar të vie nga Rrahmani, Gazeta Politika do të informojë publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.