
Deputeti i PDK-së kritikon Qeverinë dhe kërkon zgjedhje të reja
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka folur rreth çështjes së presidentit të vendit, duke theksuar se opozita nuk duhet të bëhet pjesë e procesit të zgjedhjes së tij.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Rrahmani deklaroi se vendi duhet të shkojë sërish në zgjedhje, pasi sipas tij, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për situatën aktuale politike.
“Mendoj që opozita nuk duhet të bëhet pjesë e zgjedhjes së presidentit. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Unë besoj se ashtu do të ishte më mirë. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje për shkak se për kaq periudhë të shkurtër, ne pamë një shpërfaqje të gjithë populizmit që ka bërë kryeministri dhe Vetëvendosje prej zgjedhjeve të shkurtit”, tha Rrahmani në Klan Kosova.
Ai kritikoi qasjen e Qeverisë aktuale, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet e reja do të ishin mënyra për t’i dhënë qytetarëve mundësinë të rikonfirmojnë ose ndryshojnë drejtimin politik të vendit.



