Mitrovica e Jugut është përballur edhe të enjten me pasoja të vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme të shiut. Dalja e lumit Sitnica nga shtrati ka detyruar evakuimin e 15 familjeve në këtë komunë. E teksa në shumicën e komunave të prekura ka kaluar rreziku i përmbytjeve, në atë të Klinës ka ende potencial.
Kryetari Zenun Elezi ka thënë se lumenjtë Klina dhe Drini i Bardhë janë në nivele maksimale
Dalja e lumit Sitnica nga shtrati ka detyruar evakuimin në gjysmë të natës të 15 familjeve nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë të Jugut.
Janë gjithsej 22 familje që janë të prekura nga vërshimet në këtë komunë, ndërsa të evakuuarit kanë gjetur strehim te të afërmit e tyre. Një nga banorët e zonës së prekur, Bashkim Krasniqi, ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet komunale.
“Presim prej kryetarit që të marrë masa urgjente për rregullimin e murit të Sitnicës, e edhe për kompensimin e familjarëve, sepse familjarët, shumica e tyre jetojnë me asistencë. Prej dje jemi duke u marrë me familje që janë përfshirë nga lumi Sitnica, ku afër 22 familje janë brenda një metër uji nëpër shtëpi”, ka thënë ai.
Për më shumë, shikojeni reportazhin e KTV këtu.



