Rrustemi: Jam i bindur se Osmani s’i kishte votat të rizgjidhej presidente

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se është i bindur se presidentja aktuale Vjosa Osmani s’i ka pasur 80 votat e nevojshme për t’u rizgjedhur. 

Osmani në një intervistë për “Syri TV” tha se e kishte të sigurt rizgjedhjen, po të ishte kandiduar nga Lëvizja  Vetëvendosje si kandidate. 

banner

Rrustemi për KOHËN tha se është i bindur se Osmani se ka pasur përkrahjen e nevojshme. 

“Unë jam i bindur që as zonja Osmani nuk i ka pasur votat. Ne i kemi ofruar mundësinë e kandidimit dhe kemi besuar se kandidimi i saj krahas kandidimit të zotëri Konjufcës është një mundësi për të maksimizuar pjesëmarrjen e deputetëve në proces zgjedhor dhe kësisoj për ta tejkaluar rrezikun e kuorumit apo pjesëmarrjes të së paku 80 deputetësh në procesin zgjedhor në raundin e parë dhe të dytë dhe kësisoj t’i japim Republikës president apo presidente. Ne kemi besuar që profilet e këtyre dy kandidatëve e zgjerojnë bazën e pjesëmarrjes së deputetëve nga të gjitha krahët. Do të ishte një mundësi e madhe që te kemi deputetë të cilët marrin pjesë në procesin e votimit, marrë parasysh profilin e të dyve”, tha Rrustemi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.