
James Rubin, ish-ndihmës sekretar amerikan i Shtetit, ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-ambasadorit amerikan, Christopher Hill për mënyrën si është portretizuar në librin e tij.
Rubin e quajti përshkrimin e Hillit “të pasaktë, të anshëm dhe në mënyrë torollake të shkruar”.
“Ishte i anshëm, po provonte të më zbehte, po provonte të zbehte edhe Albrightin në media, ishte i pasaktë dhe i anshëm. Në mënyrë të budallakët Hill provonte të më zbehte dhe shpikte storje që s’ishin të sakta, për të zbehur rolin tim si diplomat dhe për të rritur rolin e vet”, tha Rubin në seancën në Hagë.



