Rubin: Thaçi u zotua para presidentit Clinton se nuk do të kishte hakmarrje ndaj serbëve

James Rubin dëshmoi për një telefonatë të Hashim Thaçit me presidentin e atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në qershor 1999, duke treguar se Thaçi kishte zotuar se do t’i respektonte pakicat, pavarësisht se populli i tij ishte keqtrajtuar për vite të tera.

Unë kam dëgjuar nga Sandy Berger, këshilltari për siguri i presidentit Clinton, sepse unë nuk kam folur drejtpërdrejt me presidentin. Ai i kishte thënë presidentit Clinton se, pavarësisht dhunës që kishin pësuar, nuk do të kundërpërgjigjeshin,” tha Rubin.

banner

“Nuk do të merrnin hak gjatë kohës kur trupat serbe po largoheshin dhe NATO-ja do ta merrte përsipër situatën. Sigurisht që mund të kishte akte dhune në këto situata, por presidentit Clinton i kishte bërë shumë përshtypje kjo dhe këtë ma tha Berger,” shtoi ai.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.