Rugova për 28 Nëntorin e 1912: Kulçedra anadollake iku njëherë e përgjithmonë pas pesë shekujsh

Një artikull i Ibrahim Rugovës, ish-president i Koosvës, i shkruar në nderim të 28 Nëntorit të 1912, është publikuar së fundmi.

I shkruar në vitin 1968, Rugova ka folur rreth ndjeshmërisë për këtë datë të rëndësishme të shqiptarëve dhe figurën e Ismail Qemalit, njeriut që e shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

banner

artikull, Rugova, atëbotë gati 24-vjeçar, flet për ikjen e Perandorisë Osmane.

Edhe toka e mëmëdheut është e zgjuar. S’duron më këmbën e ndyrë poshtëruese që fikte njomësinë pa lindur fare.Bota dëgjon për këtë. Ballkani ushton. Trimat ende në të gjitha anët. Kudo dëgjohet kushtrimi: pavarësi dhe liri kombëtare. Zemrat e ndryra nxjerrin zërin më të fuqishëm. Kulçedra anadollake iku njëherë e përgjithmonë pas pesë shekujsh. Gjithkush e priti lirinë dhe qetësinë. Të jetojë me shpirt të vet në trungun e vet,meqë e dinin fare mirë se ç’është kjo, ç’sjell për ringjalljen e një gjaku të vjetër që me mija e mija vite rrodhi nëpër damarët e Ballkanit të lavdishëm. Ikën anadollakët. Mirë e hetuan këtë ata që ishin mësuar me harbutëritë e kësaj dore” – kishte shkruar Rugova atëbotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.