Rukiqi: Polonia, Spanja e Maqedonia po ulin taksat për naftën, Kosova s’po merr masa

Zyrtari i LDK-së thotë se qeveritë serioze ndërhyjnë me TVSH, akciza dhe çmime tavan kur rriten çmimet e derivateve.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mungesë masash konkrete për të përballuar rritjen e çmimeve të naftës.

banner

Rukiqi tha se shumë shtete në Evropë dhe rajon kanë ndërhyrë me politika fiskale për të lehtësuar barrën për qytetarët dhe bizneset.

Sipas tij, në P, ku çmimi i naftës është rreth 1.68 euro për litër, qeveria ka ulur TVSH-në nga 23% në 8%, si dhe ka ulur akcizën dhe ka vendosur çmime tavan.

Spain, ku çmimi i naftës është rreth 1.56 euro, TVSH-ja është ulur nga 21% në 10%, është hequr përkohësisht taksa e hidrokarbureve dhe janë ndarë rreth 5 miliardë euro ndihmë për qytetarët dhe bizneset.

Ndërkohë, në North Macedonia, ku çmimi i naftës është rreth 1.50 euro, është shpallur gjendje emergjente energjetike dhe TVSH-ja është ulur nga 18% në 10%.

Edhe në Croatia është vendosur çmim tavan për Eurodiesel prej rreth 1.70 euro për litër, së bashku me ulje të akcizës.

“Shtetet serioze, që nuk mendojnë për blerjen e radhës të votave, ndërhyjnë kur tregu del jashtë kontrollit: me taksa, rezerva dhe mbështetje direkte”, ka shkruar Rukiqi.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.