
Janë numëruar 98.4 për qind e votave të hedhura në Kosovë, ndërsa tashmë janë numëruar edhe 60 për qind e votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të shtetit kosovar.
Deri më tani – pa votat e përfaqësive diplomatike – Albin Kurti mbetet lideri më i votuar.
Madje, Kurti ka thyer rekordin e tij paraprak. Ai ka marrë 347,248 vota.
Lider i dytë më i votuar është Bedri Hamza me 152.666 vota.
Lumir Abdixhiku renditet i treti me 80 mijë e 792 vota.
Ramush Haradinaj ka arritur të mbledh 40 mijë e 998 vota.



