
Ermal Sadiku, deputet i zgjedhur i LDK-së, ka folur në lidhje me pritshmëritë nga Qeveria Kurti III.
Duke e komentuar një deklaratë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, rreth përbërjes së kabinetit të ri, Sadiku ka pasur fjalë të ashpra për Kurtin.
Në ATV, Sadiku tha se Kurti i ndërron fjalët shpesh, duke shtuar se ministrat e kaluar kanë qenë shumica të dështuar.



